Sabri Godo, intervistë – (16 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me republikanin Sabri Godo.
Republikani Sabri Godo:- Maqedonia është afërsisht e barabartë me Kosovën, Sllovenia është një vend edhe më i vogël, Mali i Zi është gati një e treta e Kosovës, për mos përmendur shtetet e vogla pastaj që kanë ekzistuar prej kohe në Ballkan. Nuk më duket një arsyetim që i qëndron llogjikës. Veç kësaj konflikti që ndodhi kohët e fundit provoi më së miri se ka vetëm një rrugë për Kosovën atë të pavarësisënga Serbia”.
Gazetarja:- Si mendoni ju se mund të shkohet drejt pavarësisë?
Republikani Sabri Godo:- “Në rrugën që ka hyrë Kosova. Atje duhet të bëhen zgjedhjet e reja, fill pas kësaj është thënë që në Rambuje se do të bëhet një Referendum, do të pyetet populli i Kosovës se si dëshiron ai ta zgjidhë të ardhmen e vet. Dhe kjo më duket rruga e natyrshme e gjërave. Dhe jam i sigurt që ne këtë rrugë do të ecet se nuk ka asnjë lloj shtegu tjetër, asnjë zgjidhje tjetër për të vendosur një paqe të qëndrueshme në këtë pjesë të Rajonit të Evropës”.
Gazetarja:- Incidentet e fundit mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë a ndikojnë në arritjen e kësaj pike të pavarësisë së Kosovës?
Republikani Sabri Godo:- “Sipas meje ka diçka që nuk
funksionon në
qëndrimin e forcave të Kombeve të Bashkuara në Kosovë lidhur
me Mitrovicën. Është thënë që në fillim që nuk mund të ketë asnjë ndarje territoriale
në Kosovë. Mitrovica nuk mund të ndahet më dysh.
Nuk mund të krijohen enklava atje as te serbëve dhe as të shqiptarëve ose të
komuniteteve të tjera që jetojnë atje. Kosova është një e tëra duhet të ketë
qarkullim të lirë për tërë shtetasit që jetojnë në Kosovë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego