Sabri Godo, intervistë – (2 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me deputetin e Partisë Republikane, zotin Sabri Godo.
Republikani Sabri Godo:- “Të thuash që nuk e njoh Qeverinë mua më duket një gjë që nuk qëndron. Si ja bën teë mos njohësh Qeverinë. Porsa del nga shtëpia në mëngjes duhet të ecësh nëpër ato vija qe ka caktuar polici. Mund të votosh kundër saj por nuk mund të thuash që nuk e njoh. Se kur thua nuk e njoh atëhere duhet të marrësh armët ose të bësh diçka për ta përmbysur me forcë. Kjo është një llogjikë politike që nuk funksionon”.
Gazetari:- Berisha deklaron për zgjedhje të reja. Edhe ju e shikoni me mosbesim Qeverinë. Kur parashikohet si afat më i mundshëm që të afrohen zgjedhjet parlamentare?
Republikani Sabri Godo:- “Ne do donim një Qeveri e cila të punonte për të krijuar ato institucione që do të garantojnë zgjedhje me të vërtetë të lira në Shqipëri dhe jo zgjedhje për zgjedhje”.
Gazetari:- Një Qeveri ku ju të bënit pjesë me ministrat tuaj?
Republikani Sabri Godo:- “Jo ne nuk do të bëjmë pjesë ndonjëherë në ndonjë qeveri me koalicion të majtë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame