Sabri Godo, intervistë – (22 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Republikanin Sabri Godo për vizitën e Presidentit Amerikan Klinton në Maqedoni. Godo flet edhe për takimin e Presidentit Rexhep Mejdani me Presidentin Klinton.
Republikani Sabri Godo:- “Nuk ka rëndësi vendi se ku thuhen dhe ku bëhen takimet, ka rëndësi ajo që konfirmohet ajo që thuhet, prandaj mua kjo nuk më krijon asnjë lloj shqetësimi. Natyrisht që presidenti i amerikës nuk mund të shkojë në çdo vend. Dihet që Maqedonia është në kryeqëzimin e rrugëve të Ballkanit dhe atje mund të bëhen shumë takime në të njëjtën kohë. Mua më duket se politika jonë meret me interpretime të tilla. Përsëris edhe njëherë që ka rëndësi shumë të madhe për vendin tonë për të tanishmen dhe të ardhmen mesazhi i Klintonit”.
Gazetari:- Zoti Godo presidenti Mejdani ka deklaruar dje se do i kërkojmë presidentit Klinton një prani të gjithanshe të SHBA në të gjitha fushat në Shqipëri. Ndërkohë ju keni kundërshtuar një ide për protektorat ndërkombëtar mbi Shqipërinë, i qëndroni këtij qëndrimi?
Republikani Sabri Godo:- “Mua më duket një ide absurd të flasësh për protektorat, mund të vihet një vend si Kosova që nuk ka një qeveri, nuk ka një shtet të institucionalizuar. Ne nuk jemi ndonjë vend afrikan, që të vihemi nën protektorat. Ne duhet të kërkojmë praninë amerikane në Shqipëri një forcë ushtarake të Natos këtu, për shkak të gjendjes së përgjithshme që është në Ballkan dhe sepse gjithësesi Serbia mbetet prap një shtet kërcënues. Bashkëpunimi ekonomik e politik me Amerikën do të ishte i mirëpritur. Ndaj them që të gjitha këto nuk përbëjnë atë që quhet protektorat por janë marrëdhënie intensive ndërmjet dy shteteve indipendente”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame