Sabri Godo intervistë – (29 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Republikanin Sabri Godo.
Republikani Sabri Godo:- “Në qofshin të vërteta këto që thuhen që janë akuzuar si spiunë them që është një gjë jashtë kontrollit, e thënë në mënyrë të pa përgjegjshme. Në qoftë se e di që njëri është agjent i një fuqie të huaj, detyra jote e parë si qytetar është të shkosh ta denoncosh këtë. Këto janë disa eksese krejt të papëlqyera.
Gazearja:- Ndërkohë arrestohen dhe katër badigardët e ishkryeministrit Nano. A ju duket normale?
Republikani Sabri Godo:- Edhe kjo më duket një gjë fare e neveritshme do thosha, sepse me këta bodigardët duket sikur këta luajn një rol në Shqipëri, këta janë bërë një kategori më vete dhe secili nga ata që kanë bodigardë duhet të shikoj së kë ka përreth dhe sa përfitojnë ata në emrin e personalitetit që kanë marrë përsipër të ruajn. Por arrestime të tilla flagrante me rrethime sikur është zbuluar komplot për të shhpëtuar kombin, Këto mbajnë një erë të keqe. Duket se disave ju kanë hyrë ethet në kokë dhe nuk arsyetojnë më nuk shikojnë më”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego