Sabri Godo intervistë për dënimin me vdekje (13 Dhjetor 1998)
Republikani Sabri Godo intervistë për dënimin me vdekje. Sipas Sabri Godos 97% e shqiptarëve janë për dënimin me vdekje, pasi jeta nuk është e sigurt. Sabri Godo mendon se dënimi me vdekje është i domosdoshëm në Shqipëri.
Kjo bie në konflikt me konventat që kemi nënshkruar tha ai në Këshillin e Europës, por me politikën e jashtme duhet të shpjegohet se Shqipëria është në një gjendje që ata mund t’a kenë kaluar 200 vjet më parë. Gjithshtu ai u shpreh se ky dënim është i domosdoshëm në Shqipëri të paktën për 2-3 vitet e ardhshme dhe nuk bie ndesh me Kushtetutën e Re./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame