Sabri Godo intervistë për Konferencën Islamike (8 Dhjetor 1998)


Sabri Godo intervistë për Konferencën Islamike (8 Dhjetor 1998)

16:12 08/12/1998

Komisioni Parlamentar i Politikës së Jashtme vendos me 6 vota pro dhe një kundër që Shqipëria të vazhdojë në Lidhjen Islamike. Kryetari i Komisionit Sabri Godo shprehet se pas një paqartësie rreth kësaj Konference, pas marrjes së dokumentacionit kuptuam se kjo nuk i cënon marrëdhëniet tona me perëndimin. Sipas Godos pjesëmarrja e Shqipërisë në Konferencën Islamike është në dobi të marrëdhënieve tona me vendet arabe.

Ka qënë një mjegullnajë rreth kësaj Konference, nuk kuptonim se çfarë ishte dhe angazhimet e Shqipërisë. Pasi morëm dokumentacionin arritëm të kuptonim se çfarë ishte Konferenca Islamike, kush bën pjesë në të, statutin etj. dhe nuk shohim ndonjë gjë të keqe nga kjo. Unë mendoj se pjesëmarrja e Shqipërisë në Konferencën Islamike është në dobi të marrëdhënieve tona me vendet Arabe.”/tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme