Sabri Godo intervistë për ligjin e skafeve (26 Janar 1999)


Sabri Godo intervistë për ligjin e skafeve (26 Janar 1999)

11:03 26/01/1999

Sipas burimeve italiane të lajmeve Ministri i Rendit Petro Koçi ka akuzuar disa parlamentarë shqiptarë për favorizim të trafikut të klandestinëve dhe mbrojtje të skafistëve ndonëse nuk ka përmendur emra. Sabri Godo një prej politikanëve shqiptarë më të njohur shprehet për këto akuza.

Në këtë luftë të porsa filluar ndërmjet shtetit dhe kontrabandistëve klandestine duket se raundin e parë e fituan ata, do të thotë që janë të organizuar dhe që diku kanë një mbështetje, kanë përkrahje. Këtu kemi të bëjmë me një zbatim të ligjit. Për ligjin nuk mund të bëhen kompromise, ta zbatojmë përgjysëm, t’i lirojmë skafet sot dhe të tentojmë t’i rikapim nesër. Në përgjithësi në bisedime të kësaj natyre hyn ai që ndjehet i dobët dhe që nuk ka fuqi të përballojë problemin./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme