Sabri Godo intervistë për lirimin e 8 robërve serbë (09 Janar 1999)
Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Shqiptar Sabri Godo gjatë një interviste flet për lirimin e tetë ushtarëve serbë që mbahen robër. Ai thotë se shteti Shqiptar duhet të mbrojë veten e vet me një veprimtari politike të përshtatshme dhe të marrë edhe masa mbrojtëse. Gjithashtu duhet të refuzojë provokacionet dhe të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj tyre.
“Për lirimin e tetë ushtarëve që janë zënë rob, dhe këta janë zënë rob me sa jemi të informuar gjatë zhvillimit të operacioneve janë ushtarë që kanë shkuar atje dhe të vrasin njerëz, bëjnë barbarizma. Serbët janë kërcënuar se do të nisin një operacion të gjerë ushtarak aty në zonën ku ka
ndodhur kjo. Ka një përpjekje nga OSBE-ja që kjo të evitohet dhe une them se dhe pala e shqiptarëve të Kosovës mund të jetë e interesuar që të lirohen këta ushtarë pa vënë kushtin për shembull që të lirohen ato 2000 shqiptarë që mbahen të burgosur nga serbët në Kosovë.“/tvklan.al