Sabri Godo intervistë për terrorizmin në Shqipëri (17 Gusht 1998)
Sabri Godo flet në një intervistë eksluzive për terrorizmin dhe mbylljen e ambasadave në Shqipëri. Sipas Sabri Godos shteti shqiptar duhet të ketë më shumë kujdes dhe kontroll për të gjitha shoqatat islamike ne vend. Rreziku i terrorizmit në Shqipëri mund të jetë real dhe duhet kujdes por nuk mund të thuash se këtu zotëron terrorizmi.
“Ambasada Amerikane nuk po i mbyll dyert për Shqipërinë por po merr masa sigurie për shkak të sulmeve terroriste që kanë ndodhur në Ambasadat Amerikane të vendeve të tjera. Ambasada Amerikane në Shqipëri ka ndërprerë për momentin marrëdhenien me publikun por funksionon normalisht në marrëdhënie me shtetin. Përsa i përket shoqatave islamike në Shqipëri problemi qëndron se këtu ka patur një mungesë kontrolli nga shteti. Ne nuk kemi një polici eficente që të kontrollojë hyrjen e të huajve nga ana tjetër edhe SHIKu nuk ka qënë në gjendje të bëjë një gjë të tillë. Këtu mund të vijë kushdo dhe të bëjë ç’të dojë. Rreziku i terrorizmit në Shqipëri mund të jetë real dhe duhet kujdes por nuk mund të thuash se këtu zotëron terrorizmi. Përsa i përket hyrjes së Shqipërisë në Konferencën Islamike ne e kemi diskutuar në Komisionin e Jashtëm Parlamentar. Ne jemi duke e menduar dhe duke sqaruar statutin e kësaj konferencë islamike. Në këto raste ne duhet të ruajm ekulibrat deri në sqarimin e dhe njohjen e kësaj konferencë dhe nuk mund ti shkëputim marrëdheniet me të gjitha vendet arabe./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame