Sabri Godo intervistë për thirrjen e Berishës në Prokurori (18 Dhjetor 1998)
Republikani Sabri Godo intervistë për thirrjen e Sali Berishës në Prokurori. Sipas Godos Prokuroria duhet të mos ngutet dhe të ketë fakte rreth akuzës “grusht shteti” me të cilën akuzon Berishën. Sipas Sabri Godos, Sali Berisha duhet të thirret në Prokurori për t’u pyetur por në gjendje të lirë.
” Prokuroria duhet të mendohet mirë dhe të mos ngutet. Akuza për grusht shteti që ka ngritur Prokuroria nuk qëndron pasi aty nuk kishim një grup kolonelësh që kishin bërë një plan. Prokuroria duhet të ketë fakte për këtë. Në çdo rast zoti Berisha duhet thirrur për t’u pyetur por në gjendje të lirë.“/tvklan.al