Sabri Godo kundër heqjes së imunitetit të Sali Berishës (18 Shtator 1998)
Sabri Godo shpjegon në intervistë se përse nuk është dakort për heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe pse nuk mori pjesë në votim. Sipas tij,qeveria ka filluar një “gjueti shtrigash” ndaj Opozitës dhe se kryeministri në formë institucionale dhe jo me dhunë duhet të japë dorëheqjen.
“Ai që formuloi këtë kërkesë për heqje të imunitetit të Sali Berishës duhej të kishte parasysh disa gjëra. Së pari duhet të kemi një parlament pluralist dhe jo të goditet opozita dhe së dyti duhej të kishte parasysh se kemi të bëjmë me një ish- president. Unë jam kategorikisht kundër këtij votimi prandaj dhe u largova.”-tha ai.
Pamje Sabri Godo intervistë me gazetarët./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame