Sabri Godo për amerikanët – (1 Shtator 1999)


Sabri Godo për amerikanët – (1 Shtator 1999)

22:47 01/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me republikanin abri Godo për anullimin e vizitës në Shqipëri, të Sekretarit të Mbrojtjes Kohen.

Republikani Sabri Godo:- “Ky është një rast i përsëritur. E njëjta gjë ka ndodhur me rastin e anullmit të Sekretarit të Mbrojtjes Kohen, pak a shumë edhe të Ollbrajtit. Mua më shkon më tepër mendja se këtu mund të ketë diçka tjetër, që nuk është e një natyre politike, sepse po të jetë ashtu atëhere vizitat nuk planifikohen dhe gjithësesi mund të anullohen një javë ose dhjetë ditë përpara por jo në momentin e fundit”.

Gazetari:- Mendoni se ka arsye sigurie dhe Shqipëria është bërë streh e islamizmit?

Republikani Sabri Godo:- “Jo nuk mund të them se Shqipëria është bërë streh e terrorizmit. Mua më shkon më tepër mendja që duhet të jenë arsyet e sigurimit, por që nuk pohoen nga shteti shqiptar sepse s’ka sesi të bëjnë një pohim të tillë, dmth sigurisë personale të këtyre personaliteteve amerikan të cilët kanë anulluar vizitat në momentin e fundit”.

Gazetari:- Po pse pikërisht ndjehen të pasigurt amerikanët kur Bler dhe të tjerë kanë vizituar Shqipërinë?

Republikani Sabri Godo:- “Këto janë çështje të cilave nuk mund tju përgjigjedh dot. Je në një terren të pasigurt të panjohur, por rrethanat në të cilat projektohen dhe anullohen në çastin e fundit këto vizita të detyrojnë të mendosh si të vetmen arsye të mundshme këtë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame 






Të ngjashme