Sabri Godo për kosovarët (5 Prill 1999)
Intervistë me Sabri Godon, Kryetar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme.
Sabri Godo: Sa më tepër të shpërndahen nëpër Evropë këta aq më shumë do të ndërronte raporti etnik në Kosovë. Unë jam për atë që këta të qëndrojnë rreth Kosovës, sepse ne të gjithë shpresojme qe ata shume shpejt të kthehen atje. Por duam që këtu të ketë kushte të atilla që ata të mund të përballojnë jetesën. Ne vetë këto kushte nuk i krijojmë dot. Nuk
e kemi zgjidhur problemin por është rënduar edhe më tepër. Dhe unë them që në ditët që vijnë prapë kështu do të jetë. Dhe tani unë kam vetëm një shpresë, që 10 ose 15 helikopterë të rëndë mund të transportojnë një numër të madh njerëzish në një udhëtim, brenda ditës të venë e të vijnë, mund të lehtësojnë me të vërtetë së tepërmi këtë peshë që mban Kukësi. Është e pamundur të rregullohesh atje me furnizime, me strehim, me mjekim e me të gjitha gjërat që kërkon minimalisht njeriu. Asnjë Qeveri nuk do të mund t’i bënte ballë në një pikë të atillë të përqëndruar siç po ndodh me Kukësin. Le më pastaj një shtet i dobët si shteti jonë./tvklan.al