Sabri Godo për rusët – (18 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sabri Godo:- “Rusia kundërshton në mënyrë kategorike po aq sa dhe Serbia një ndërhyrje të Natos në Kosovë. Unë i thashë zotit Barburi se nuk do të gjendet shqiptar në Kosovë i cili do të mund të besonte në premtimet me gojë ose me shkrim të Millosheviçit. Zoti Barburin për habinë time e quajti atë një nxënës të Kolit dhe të liderëve të tjerë të shquar europian. Kurse për mua Millosheviç është një imitacion i keq i Hitlerit dhe Musolinit dhe këtë ja u thashë haptas deputetëve rusë. Absurditetet e tyre shkojnë deri në dyshmet se kush i bëri masakrat në Reçak, sipas tyre ti kenë bërë vetë shqiptarët. Vetëm një njeri që ka mungesë informacioni ose që shpif qëllimisht në mënyrë të përbindshme./tvklan.al