Sadiku shënon në Champions League
Armando Sadiku mban ende gjallë shpresën e Legia të Varshavës për të vijuar në Champions League.
Sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e vetëm të skuadrës polake në humbjen 3 – 1 në fushën e Astanës.
Sadiku realizoi pak minuta pasi hyri në fushë si zëvendësues. Legia gjithsesi duhet të përmbysë këtë rezultat në takimin e kthimit më 2 gusht.
Një fitore 2 – 0 do të kalonte ekipin polak që ndoshta duhet të besojë më shumë tek Armando Sadiku duke e aktivizuar nga minuta e parë.
/Tv Klan