Sadiku, shpëtimtari i Vaduz
Armando Sadiku është zgjedhja më e mirë e Vaduz për gjysmën e dytë të sezonit në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi i Kombëtares shënoi 2 golat e fitores në takimin me Sion, duke shtuar shpresat për mbijetesë. Një takim i vendosur falë tij përballë një rivali të fortë, që synon të marrë pjesë në kupat e Europës.
Sadiku po kalon një sezon të shkëlqyer, pasi vetëm në kampionatin zviceran ka shënuar 12 gola. Një garë e fortë në këtë fund të kampionatit ku ekipet, që rrezikojnë më shumë janë Zurich, Lugano dhe Vaduz.
Pikërisht Zurich huazoi Armando Sadikun te Vaduz, një lëvizje e cilësuar si e gabuar nga mediat dhe specialistët sportivë në Zvicër, pasi fuqizoi një rival për mbijetesë.
Vaduz do të përballet me Lugano dhe Zurich pikërisht në javët e fundit.
Endrit Sauku, Tv Klan