Sadiku tregon për “sherrin” e penalltisë


Sadiku tregon për “sherrin” e penalltisë

18:32 26/11/2016

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku dhe futbollisti tjetër i Zyrihut, Rodriguez, patën një përballje thuajse kokë-më-kokë mes tyre në ndeshjen kundër Villareal, për shkak se të dy kërkonin të godisnin 11-metërshin që siguroi barazimin.

Pak ditë pas ndeshjes Sadiku ka treguar se insistimi i tij erdhi pasi ka qenë gjithnjë ai që ka goditur penalltitë ndërsa Rodriguez, i kish ekzekutuar në kohën kur Sadiku ishte i dëmtuar.

Vetë Rodriguez është justifikuar duke thënë se meqë ai kishte topin në dorë kishte përfituar të kryente goditjen.

Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i skuadrës i cili ka vlerësuar dëshirën e dy futbollistëve për të marrë përgjegjësi.

Ndeshja e vlefshme për Europa League përfundoi në barazim 1-1.

Tv Klan

 

 

 

 






Të ngjashme