Shqipëria i mund në shtëpi, media turke flet për ‘natë makthi’
Turqit nuk e kanë kapërdirë humbjen e hidhur nga Kombëtarja shqiptare, 2 – 3 , në shtëpinë e tyre në Antalia.
Dy gola të Sadikut dhe një i Grezdës i dhanë fitoren Shqipërisë, pavarësisht ndëshkimit me karton të kuq të Memushajt para përfundimit të pjesës së parë. “Duel golash në Antalia, 5 gola dhe 1 karton i kuq
”, shkruan Milliyet, duke shtuar se miqësorja ishte një provë e keqe për Kombëtaren turke. Ndërsa për “Hurriyet”, ndeshja ishte “Zhgënjim Kombëtar! Tjetër humbje...
”. Gazeta thotë se Turqia e humbi ndeshjen e 550-të të historisë së saj. “Sozcu” shkruan “Kombëtarja siç e dini! Tjetër shgënjim
”, teksa më herët gjatë ndeshjes gazeta shkruante: “Natë makthi në Antalia
”. Për “Fanatik” Turqia ka “harruar të fitojë
”. Gazeta sportive shkruan se në 6 ndeshje me Lucescu-n, Turqia ka arritur të fitojë vetëm një ndeshje. /tvklan.al