Safet Zhulali, deklaratë me shtyp nga burgu 301 (27 Gusht 1998)
Ish ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali nga burgu 301, paralajmëron nëpërmjet një deklarate për shtyp të shpërndarë nga familjarët ku të gjithë të kenë kujdes nga një Mars i ri. Safet Zhulali ndryshon deklaratën e tij nga pro hetimeve dhe paralajmëron se Marsi 1997 mund të përsëritet dhe se po bëhet një politikë përçarëse.
Sipas tij ky proces shënon veprën më të turpshme të drejtësisë. Gjithashtu Zhulali nuk është penduar për atë që ka bërë, përkudrazi ndihet krenar. Ai akuzon drejtësine dhe e quan këtë arrestim si politik./tvklan.al
Gazetar : Endri Xhafo