Safet Zhulali pranon akuzat (26 Gusht 1998)


Safet Zhulali pranon akuzat (26 Gusht 1998)

08:34 26/08/1998

Safet Zhulali ka deklaruar se fajtorët e Marsit duhet të dalin patjetër para drejtësisë. Procesi gjyqësor për këtë çeshtje është mëse i drejtë. Kështu është shprehur ish ministri i Mbrojtjes para prokurorëve të çeshjes. Deklaratën e ka konfirmuar sot dhe Prokurori Ushtarak Aleksandër Goga.

Por ndërkohë Zhulali edhe pse është dakort mbi hetimet për shkatërrimin e shtetit Shqiptar, nuk ka prauar mbi vete akuzën për krime kundër njerëzimit. Ish kreu i Mbrojtjes ka theksuar se për këtë çeshtje, drejtësia duhet të vendosë para përgjegjësisë të gjitha palët fajtore./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme