Sahati dhe kinemaja e Gjirokastrës jashtë funksionit – (18 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Sahati i Gjirokastrës, ndërtuar 200 vjet më parë, nuk ka ndenjur kurrë i qetë. Është prishur, vjedhur dhe shkatërruar disa herë. Që nga viti 1988 e deri vjet, kjo orë nuk punonte. E vetmja që u kujtua për ta ndrequr, ishte Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit, e cila me 50 mijë dollarë, fonde të USAID-it rikonstruktoi pamjen e jashtme dhe instaloi një aparaturë të re elektronike.
Sahati punoi mirë për 6 muaj, por luhatjet e energjisë elektrike e çorientuan këtë aparat. Qytetarët mendojnë se për rregullimin e saj nuk duhen fonde, por vetëm përkujdesje. Nga mosfunksionimi vuan edhe kinemaja e ndërtuar në qendër të qytetit të Gjirokastrës 50 vite më parë. Pasi është djegur në vitin 1998, ajo tashmë është transformuar në një gropë mbledhëse të mbeturinave. Mosvënia dorë në të, tregon rrënimin nga dita në ditë të qytetit të gurtë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti