Saimir Kodra: Gruaja ka parë tmerre me sy nga gjyqtari
Gazetari i emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra ka treguar në emisionin “Opinion” peripecitë që ka hequr gruaja, së cilës kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci i kërkonte favore seksuale.
Kodra tha se gruaja është rreth të 40¬-tave dhe se ajo ka dy fëmijë. Sipas Kodrës, ajo pati bërë një kontratë fiktive me ish-vjehrrën për një banesë trekatëshe dhe më pas hapi çështje gjyqësore.
Ajo iu drejtua gjyqtarit në fjalë, pasi ishte mik i babait të saj. “Që në momentin e parë ai ¬gjyqtar i ka kërkuar favore seksuale”, tha Kodra.
“Ajo ka pasur një persekutim të tmerrshëm. Regjistrimet janë shumë. Ne kishim 1 orë e gjysmë regjistrime. Ajo është përballur me një dhunë të tmerrshme psikologjike dhe e regjistroi gjyqtarin dhe ai e kërcënoi më pas”, tha Kodra. /tvklan.al