13:48 28/12/2013Roli i Lucia di Lammermoor, do të ngjisë sërish në skenë e Los Angeles tenorin shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu.
Pas përfundimit të një sërë angazhimesh në Europë, me role operistike si: “The Verdi requiem”, “The Duke in Rigoletto”, tashmë ai do të interpretojë sërish në Los Angeles, atje ku debutoi për herë të parë në 2008 në rolin e “Rinuccios” në “LA Opera”, drejtuar nga regjisori, Woody Allen.
Ylli i muzikës operistike sapo ka përfunduar shfaqen e tij të parë si solist në operan “La clemenza di Tito”, në Paris.
Gjatë dekadës së fundit, Pirgu është kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të muzikës operistike ndërkombëtare. Në fillim të vitit 2014 pritet të dalë në treg edhe DVD-ja e tij më e re.
Pak kohë më parë Saimir Pirgu u vlerësua me çmimin, “Pavarotti d’Oro”.