Saimir Tahiri pas pak në “Zonë e Lirë”


Saimir Tahiri pas pak në “Zonë e Lirë”

20:58 20/04/2018

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Ish-ministri dhe deputeti i pavarur pritet të flasë rreth aktualitetit të ditës.

Tahiri u rikthye në qendër të vëmendjes një ditë më parë në Parlament, ku shkoi për herë ta parë pas 6 muajve mungesë. Ai ishte regjistruar për të mbajtur fjalim, por nuk e bëri. Jashtë seancës plenare, ish-ministri tha për gazetarët se nuk foli pasi u largua opozita. Por, nuk ngurroi të bënte edhe deklarata të forta.

As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe askush nuk mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk e besoj që do ketë dhe bir nëne dhe bir k… që do të më pengojë

“,

tha ai.

/tvklan.al

 






Të ngjashme