Saimiri flet në telefon me hallën e Redonës, tregon çfarë i tha ajo
Protagonisti i spektaklit Love Story, Saimir Kasemi, ka folur për marrëdhënien e tij me vajzat, teksa ka theksuar se i respekton të gjitha dhe do t’u japë kohë për t’i njohur më shumë.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, 33-vjeçari ka treguar se ka folur në telefon me hallën e Redonës.
Më tej ajo është shprehur se ajo e ka komplimentuar dhe se ishte pozitive, njësoj si Redona.
Jerina u shpreh që ti duhet ta ndash mendjen!
Saimiri: E kuptoj shumë mirë atë që thotë Jerina por nuk mendoj që është e drejtë që unë të shfaq pëqimin e një vajze këtu në program duke qenë se janë edhe vajzat e tjera. Kam respekt për të gjitha vajzat këtu që t’u lë më shumë kohë t’i njoh.
Saimiri: Ja se po flas me hallën e Redonës tani. Të fala të gjithëve thotë.
Redona: Nuk e di çfarë po i thotë halla ime!
Sa në siklet u ndjeve?
Saimiri: Fare në siklet! Ajo jeton në Itali, më bëri disa komplimente, e vlerësoj shumë. Më tha kënaquni, kaloni sa më bukur. Ishte pozitive, si Redona./tvklan.al