Saimiri: Takimi me Merin romantik, me Suelën shumë tërheqës!
Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa Saimiri pati tre takime romantike me tre nga vajzat.
Ai kishte rezervuar nga një takim me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit solli shumë debate në studio.
Ndryshe nga takimi me Merin, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Saimiri ka folur për natën e gjashtë dhe këto dy takime, teksa është shprehur se janë takime të ndryshme.
Më tej ai ka theksuar se takimi me Merin ishte një takim romantik, ndërsa ai me Suelën ishte tërheqës për të.
Si shkoi kjo natë e gjashtë për ty?
Nata e gjashtë në përgjithësi shkoi mirë, kishim takime shumë të bukura me Merin dhe Suelën, patëm edhe disa debate por shoh që janë normale në një reality show si ky.
Ti pate tre takime, me Merin, Redonën dhe Suelën, cilin do të doje të veçoje prej tyre?
Janë tre takime shumë të ndryshme sepse Redona ishte një nga vajzat e reja dhe ishte takimi i parë. Kurse me Merin dhe Suelën, jemi njohur dhe kemi pasur takime. Edhe këto dy takime janë shumë të ndryshme sepse me Merin është një nivel tjetër bisede, një takim më elegant, më romantik.
Me Suelën është takim më me emocione, më tërheqës. Domethënë janë ndryshe të gjitha vajzat dhe si vajzat janë edhe takimet.
Me Suelën ishte takimi i dytë, shkëmbyet edhe disa puthje. Ke filluar ti të ndjesh për Suelën?
Me Suelën kam pasur disa takime, edhe takimet kur kemi qenë në grup kam pasur gjithmonë një afrimitet me Suelën. Normalisht që nga takimi në takim shtohen edhe emocionet. Edhe për puthjen ashtu e ndjeva, ashtu më erdhi dhe ndodhi ashtu natyrale./tvklan.al