“Saimirit i pëlqejnë vajzat e hedhura”, Jonida: Kisha shumë dëshirë të ikja

Jonida Eshja

“Saimirit i pëlqejnë vajzat e hedhura”, Jonida: Kisha shumë dëshirë të ikja

18:31 01/12/2020

Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate të forta dhe emocione të shumta teksa konkurrentet Jonida dhe Stelina u eliminuan.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, Jonida ka folur fill pas përfundimit të spektaklit.

E pyetur për eliminimin, ajo ka thënë se kishte shumë dëshirë të ikte pasi Saimiri ishte treguar i ftohtë dhe nuk e kishte ftuar në takim.

Më tej ajo është shprehur se ka kuptuar që 33-vjeçarit i pëlqejnë vajzat e hedhura dhe se ajo nuk është e tillë.

“Kisha shumë dëshirë të ikja sepse Saimiri ishte shumë i ftohtë, takim nuk po jepte dhe thashë përse të qëndroj kot. U gëzova pafund dhe nuk e vras mendjen fare për asnjë lloj gjëje.

Besoj se Saimirit i pëlqejnë femrat e hedhura. Unë nuk jam femër e hedhur dhe nuk e ndrydh karakterin tim për Saimirin apo cilindo mashkull të jetë. Unë kam ardhur për të përfaqësuar veten. E përfaqësova më së miri”, është shprehur bukuroshja nga Elbasani.

Ndërkohë, e pyetur se çfarë mendimi ka për takimet e Saimirit me vajzat e tjera, ajo ka theksuar se është kundra prekjeve që në takim të parë.

“Unë jam kundra prekjeve sidomos në takimin e parë. Unë dua të shoh atë seriozitetin e një mashkulli, pastaj skenat e tjera ka sa të duash për t’i bërë.

Mendoj se vajzat nuk duhet të jenë aq të dhëna pas tij sepse nuk është mashkulli i fundit në botë”, ka thënë Jonida.

Më tej ajo ka bërë edhe një falenderim për produksionin, teksa është shprehur se tani e tutje do të bëjë tifo për Vivien.

“Dua të falenderoj Verën, Alketën dhe Ildën, që bënë të mundur ardhjen time këtu, ku unë të merrja një eksperiencë, një shkollë të dytë për mua. Shpresoj tu kem pëlqyer dhe të kem dhënë atë që ato kanë dashur ndaj meje.

Për cilën nga vajzat do bëni tifo tani?

Për Vivien. E dashuroj! Ka një çiltërsi, një buzëqeshje…Po të isha mashkull Vivien do zgjidhja”, ka thënë Jonida.\tvklan.al






Të ngjashme