Sajmir Bajrami rrëfen trafikun e drogës


Sajmir Bajrami rrëfen trafikun e drogës

15:37 11/05/2014 Bajrami pranon trafikunSaimir Bajrami, i arrestuari në plazhin e Divjakës me rreth 460 kg hashash pak minuta pas uljes së avionit, ka pranuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se drogën do ta ngarkonte në avionin e pilotuar nga Xhorxho Riformato, që ngeli në rërën e plazhit të Divjakës.

Ai tha para prokurorëve se ishte në pritje të zbritjes së avionit së bashku me tre makina të tjera, të cilat kanë mundur të largohen, pasi plani i tyre dështoi për shkak se avionit iu thye rrota e parë.

Nuk jepen shumë detaje, nëse katreguar emrat e bashkëpuntorëve të tij, por ai ka sqaruar se po priste avionin që do vinte nga Italia për të marrë drogën.

35 –vjeçari shqiptar ka thënë se e njihte Riformaton. Ishte takuar me të në një lokal në Tiranë, pasditen e 8 majit. Kishin diskutuar për detajet e trafikut. Ai do ta paguante 58 –vjeçarin italian 400 euro për çdo kilogram marihuanë që do të transportonte drejt Italisë. Nuk është ende e qartë se kush do ta priste drogën në Itali.

Riformato ka vazhduar të mohojë deri në orët e para të mëngjesit, se kishte lidhje me Bajramin. Ai vazhdon të këmbëngulë se nuk ka lidhje me trafikun e drogës, se në Shqipëri ka ardhur për turizëm dhe se ishte detyruar të ulet në plazh për shkak të një defekti në motorr.

Nuk është e qartë nëse teksa po ulej në plazh, e ka fikur apo jo sinjalin që e lidhte me kullën e kontrollit.

Defekti i pretenduar po verifikohet nga grupi hetimor, i cili ka sekuestruar tashmë edhe të gjithë praktikën e ndjekur nga piloti italian për uljen në Rinas deri në momentin e largimit.

Tv Klan

 

 

 

 

 

 

 

 

 





Të ngjashme