Sakrificat e një sportisti Bodybuilding (Video)


Sakrificat e një sportisti Bodybuilding (Video)

20:27 30/10/2018

Vetëm para disa ditësh është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Bodybuilding në Shqipëri. Në këtë kompeticion të rëndësishëm, Romeo Karabeci dhe Marli Martini janë shpallur kapionë të këtij sporti në kategori të ndryshme.

Të dy sportistët ishin sot të ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, për të rrëfyer të tjera detaje rreth këtij kompeticioni dhe sportit të Bodybuilding.

https://youtu.be/z9yY8iqsp4o?t=2m40s

“Bodybuilding është një sport shumë i vështirë, madje do ta cilësoja si ndër më të vështirët. Përveç stërvitjeve të ashpra ne i shoqërojmë ato edhe me dieta dhe konsumojmë shumë më pak nga çfarë na nevojiten për të “gdhendur” trupin. Ushqimi që ne marrim është bio dhe suplementet ne i marrim para garave, që janë proteina të hirrës së qumështit. Por edhe nëse nuk i merrni suplemetet mund të arrini rezultate me ushqime. Fileto pule, vezë, peshk etj, janë disa nga ushqimet që përmbajnë proteina. Dita nis me mëngjesin që përbëhet nga 10-12 apo 15 vezë, por jo me të gjitha të verdhat. I shoqërojmë me tërshërë, mjaltë e banane. Dreka përmban mish viçi apo fileto, por në mënyrë të kontrolluar”,

tha Romeo Karabeci.

Ndërkohë Marli Martini shtoi se ato stërviten gjatë gjithë javës dhe pushojnë vetëm një ditë dhe shtoi se për të patur një trup të shëndetshëm ushqimi është baza.

“Ne stërvitemi gjatë gjithë javës, por një ditë në javë e bëjmë pushim në mënyrë që trupi të pushojë. Të dielave zakonisht bëjmë pushim. Për një trup të shëndetshëm ushqimi është baza”,

 tha Marli Martini.

/tvklan.al






Të ngjashme