Sakrifikimet në teqen e Elbasanit – (22 Mars 2000)


Sakrifikimet në teqen e Elbasanit – (22 Mars 2000)

20:42 22/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Sakrifikimi në emër të Allahut. Festa e Sulltan Novruzit është festuar sot edhe në Elbasan. Por përveç riteve të gëzueshme dhe lutjeve për një jetë më të mirë elbasanasit sot kanë sakrifikuar në emër të zotit. Anëtar të sektit fetar bektashinj rufai janë mbledhur në shtëpi me rastin e lindjes së azretit Ali, që ju përkushtua Muhamedit. Pasi kryen të gjitha ritet bektashinjtë fetar të mbledhur nga e gjithë shqipëria kanë kryer sakrificë në emër të Allahut.

Shufra hekuri kanë shpuar fytyrën e tyre tejpërtej, kërcim mbi xhama etj kanë qenë numra të sakrifikuara të anëtarëve të këtij sekti rufai. Sipas tyre është fuqia e Allahut që i bën ata të mos ndjejnë dhimbje. Midis sakrifikuesve kishte edhe fëmijë. Të shpresojmë që këto sakrifikime të mos zmadhohen dhe të sjellin tragjedira./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme