Salah qytetar nderi i Çeçenisë


Salah qytetar nderi i Çeçenisë

15:16 24/06/2018

Mohamed Salah shpallet qytetar nderi i Çeçenisë. Në një ceremoni për nder të Kombëtares së Egjiptit që është vendosur në shtetin çeçen gjatë pjesëmarrjes në Botërorin e Rusisë, futbollisti i kombëtares ka marrë vlerësimin e lartë nga Presidenti i vendit Ramzan Kadirov.

“Mohamed Salah është një qytetar nderi i Republikës Çeçene. Po, kjo është e drejtë! Sonte kam nënshkruar dekretin për t’i dhënë këtë çmim të lartë një futbollisti të madh të Egjiptit dhe Liverpool”.

Kombëtarja Egjiptiane i humbi të dy ndeshjet e para në grupin e Botërorit. Salah shënoi vetëm një gol më 11-metërsh. Ai që pritej të ishte një prej yjeve të këtij kompeticioni, me sa duket nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në finalen e Champions League ndaj Real Madrid.

Tv Klan






Të ngjashme