Sali Berisha dënon arrestimin e Nazime Çerës (06 tetor 1998)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për shtyp, dënon arrestimin e Nazime Çerës, motra e Besim Çera, i cili u vra me deputetin Azem Hajdari. Nazime Çera është arrestuar mbrëmë në orën 20:40 ku forcat policore kanë marrë me forcë zonjën Çera dhe kanë ushtruar dhunë mbi të. Partia Demokratike dënon ashpër këtë fakt.
Pamje Sali Berisha, Jozefina Topalli, Genc Pollo, konferencë shtypi./tvklan.al