Sali Berisha dhe e Djathta e Bashkuar konferencë për shtyp (18 Gusht 2000)


Sali Berisha dhe e Djathta e Bashkuar konferencë për shtyp (18 Gusht 2000)

12:00 18/08/2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë publike emrat e kandidatëve demokratë për Bashkinë e Tiranës. Ai ka radhitur shkrimtarin Bardhyl Londo, Besnik Mustafain, Bamir Topin, Spartak Ngjela dhe Arian Starova, Besnik Konçi, Buron Kaceli e të tjerë. Një emër tjetër tha ai është dhe ai i zëdhënësit Paloka. Sot Berisha ka deklaruar se kandidatura e tij e preferur Mentor Petrela, nuk do të jetë emri i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

Partia Demokratike tha ai është e detyruar që për gjithë kandidatët, vendimet i marrin aktivet e zgjeruara. Kandidati që do të votohet më shumë u shpreh ai do të jetë kandidati i tij i preferuar për të cilin do të bëjë një fushatë të fuqishme. Deklarimet e djeshme të avokatit Spartak Ngjela, një nga të propozuarit e PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Berisha e cilësoi tepër korrekte./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme