Sali Berisha dhe mitingu i Partisë Demokratike (12 Dhjetor 1998)
Partia Demokratike përkujtoi sot 8 vjetorin e krijimit të saj në sheshin “Skënderbej”.Ndërsa ka bërë një ekspoze të partisë së parë opozitare gjatë viteve dhe jetës së saj. Berisha tha se shqiptarët i dëshmuan botës se me iniciativën e tyre të lirë, janë njerëzit më të fortë të kontinentit.
“Ne për të shmangur konfliktin dhe luftën civile dorëzuam pushtetin por vazhduam të mbesim të gatshëm për çdo sakrificë”-vijoi ai. Sipas tij sot demokratët ndihen sërish në pushtet dhe do të bëjnë përpjekje maksimale për të përmbysur klikën në fuqi.
Duke iu referuar grevës studentore që sot ka hyrë në ditën e saj të tretë, Berisha nga tribuna e mitingut tha se kërkesat e studentëve janë të drejta. Sipas tij studentët nuk janë vetëm por përkrah tyre është e gjithë e djathta shqiptare.
Me nota të ashpra duke iu drejtuar qeverisë, ai tha se anëtarët e saj duhet t’a ndërpresin vjedhjen dhe t’i përdorin paratë e kontrabandës për të ngrohur dhe ndriçuar studentët. Në fund ai shprehu bindjen se ky dimër do të jetë dimri i fitores së demokracisë./tvklan.al