Sali Berisha drejtuar të rinjve demokratë: Ngrihuni dhe shpëtoni Shqipërinë (29 Korrik 2000)


Sali Berisha drejtuar të rinjve demokratë: Ngrihuni dhe shpëtoni Shqipërinë (29 Korrik 2000)

11:39 29/07/2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje sot të rinjve të kësaj partie, të ngrihen në misionin e madh të shpëtojnë Shqipërinë. Sot në mbledhjen e forumit rinor të Partisë Demokratike Berisha ka dhënë porositë për fushatën e zgjedhjeve lokale. Procesin t’a garantojmë me jetën tonë, tha ai. Kryetari demokrat ka kërkuar nga të rinjtë të jenë të vëmendshëm për të mos lejuar manipulimet qoftë në regjistrimin e popullsisë, procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Gjithsesi tha Berisha, përballë kemi një kundështar të ciflosur dhe të drobitur.

“Kemi përballë një kundërshtar i cili kacafytet me egërsinë më të madhe si në shpellat e mafias. Në shpellat e mafias nuk ka më qetësi, nuk ka vetëm kacafytje, por ka thyerje brinjësh, thyerje kockash dhe thyerje kokash. Kjo është alternativa që ofrojnë pas konferencave, në zgjedhjet e kandidaturave në Berat, Vlorë, Mat dhe gjithkund.“tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme