Sali Berisha: Duhet t’u rikthejmë njerëzve besimin (13 Gusht 2000)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur sot në zyrën e tij,nënkryetarët Gjana dhe Topalli si dhe sekretarin e përgjithshë Ridvan Bode. Këta të fundit kanë raportuar për ecurinë e fushatës në rrethe. Gjatë dy javëve të fundit, funksionarët e lartë të PD-së kanë shkuar në disa qytete dhe fshatra për të përgatitur aktivet e zgjeruara të partisë të cilët në batzë të propozimeve do të vendosin kandidaturat.
Berisha u ka bërë thirrje militantëve të PD-së të zgjedhin si kandidatë të bashkive dhe komunave njerëzit më të votuar. Sipas Berishës në këtë rast duhet patur parasysh se gjithnjë më i votuari në parti, është dhe më i votuari në qytet apo në fshat.
Ndërkohë në selinë blu vazhdojnë të mos bëhen publike emrat e kandidatëve. Megjithatë një gjë është e sigurt. Doktori po ruan me fanatizëm me emrin surprizë të kandidatit përballë Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës. Mësohet që Berisha të ketë deklaruar sot gjithashtu se fitorja e PD-së duhet të jetë e padiskutueshme dhe në këtë kontekst çdo strukturë duhet të punojë shtëpi më shtëpi për t’iu rikthyer njerëzve besimin./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego