Sali Berisha fton partitë politike për tryezë të përbashkët (02 Gusht 1998)


Sali Berisha fton partitë politike për tryezë të përbashkët (02 Gusht 1998)

12:36 02/08/1998

Kryetari Sali Berisha ka propozuar një tryezë të përbashkët të partive politike por që ka shkaktuar dilemë mes tyre. Socialistët kanë frikë se Partia Demokratike kërkon të zvarrisë vendimin për projekt Kushtetutën. Sipas socialistëve ky propozim krijon struktura paralele me Parlamentin dhe për këtë sekretari organizativ i socialistëve Petro Koçi shprehet :

“Berisha e do këtë tryezë politike si peng për kushtet te tjera të cilët ata i kanë caktuar si forcë politike dhe si bashkim për demokraci.” Megjithatë sipas tij socialistët do t’a shqyrtojnë këtë kërkesë vetëm kur ajo t’u shkojë atyre zyrtarisht. Tryezën e kanë pranuar dhe republikanët ku kreu i tyre Mediu shprehet : “Mendoj që kjo tryezë nuk nxjerr jashtë loje Parlamentin Shqiptar dhe gjithashtu mendoj që kompromisi politik është i domosdoshëm”

Vetë demokratët të cilët e kanë braktisur Parlamentin, nuk e bëjnë të qartë rolin që kjo tryezë politike do të këtë. Anëtari i saj Jemin Gjana e shpjegon duke thënë se në qoftë se partitë politike do bien dakort që bashkarisht duhet ta nënshkruajmë për ta votuar draftin duhet të jetë vetë populli që ti thotë “po” Kushtetutës./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme