Sali Berisha: Gjokë Jaku të tërhiqet nga kandidatura sa nuk është vonë (17 Shtator 2000)


Sali Berisha: Gjokë Jaku të tërhiqet nga kandidatura sa nuk është vonë (17 Shtator 2000)

15:20 17/09/2000

Kështu ka mbërritur në Lezhë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili i ka bërë thirrje kandidatit socialist për bashkinë e këtij qyteti Gjokë Jaku të tërhiqet sa nuk është vonë. Berisha ka lëshuar një lumë akuzash kundrejt tij.

Sot shqiptarët tha më tej Berisha duke i vazhduar akuzat kësaj here me krerët socialistë, ka një armik që varfëron çdo ditë sofrat e tyre dhe ky armik është kusaria e qeveritarëve. Taksat tuaja tha ai, kanë përfunduar në arkat e tyre, ndaj 1 tetori duhet të jetë dita e ndarjes përfundimtare. Para lezhjanëve Berisha ka prezantuar dhe kandidatin demokrat për bashkinë e këtij qyteti, kryetarin aktual Njazi Reçi./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme