Sali Berisha: Gjon Gjoni u vra me bajonetë dhe jo me thikë. Ishte vrasje qeveritare (13 Mars 2001)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Gjon Gjonaj është qëlluar me bajonetë dhe jo me thikë. Për këtë ai ka paraqitur disa fotografi të trupit të viktimës. Vrasjen, Berisha e ka cilësuar si një vrasje qeveritare dhe një terrorizëm shtetëror. Ilir Meta dhe Ilir Gjoni tha ai janë bashkëfajtorë sepse fshehin vrasjen.
“Bajonetë e xhelatit në zemrën e mësuesit Gjon Gjoni është thikë. Në ndërgjegjën shoqërore, njerëzore të çdo prindi, çdo fëmijë, çdo arsimtari, çdo qytetari, por dhe të gjithë atyre që nuk kanë moralin e “ilirëve” të qeverisë. Të atyre që nuk kanë moral, atyre që urdhëruan transferimin e Gjonit të pafajshëm për t’a ekzekutuar, për t’a therur në Mirditë pasi në Laç komisari i policisë ishte ish nxënës i Gjon Gjonit. Policët e Laçit e njihnin dhe e nderonin mësuesin e qytetit të tyre dhe jo vetëm që nuk mund të mendonin ekzekutimin e tij, por në të kundërt e ka trajtuar me njerëzi, dashuri dhe korrektesë.”
Partia Demokratike e ka shpallur martir të demokracisë mësuesin laçjan Gjon Gjonaj./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego