Sali Berisha intervistë për arrestimin e ish zyrtarëve demokratë (24 Gusht 1998)


Sali Berisha intervistë për arrestimin e ish zyrtarëve demokratë (24 Gusht 1998)

15:54 24/08/1998

I pyetur se përse arrestimin e 6 ish funskionarëve demokratë e ka quajtur akt politik, Sali Berisha e ka shpjeguar në këtë mënyrë:

Së pari dua të theksoj se sot kam bindjen se jo vetëm Sali Berisha por të gjithë ata gjenerata që njohin diktaturën komuniste që i kanë të stamposura në memorie arrestimet e ish zyrtarëve të lartë pas mbledhjes së pleniumit, arrestimin në mesnatë të ish zyrtarëve të lartë të qeverisë demokratike e konsideroj një akt terësisht dhe thellësisht politik si dhe një rikujtesë të periudhës më të hidhur dhe më të trishtuar të shqiptarëve ku pas çdo pleniumi Enver Hoxha bënte me fshesën e tij të hekurt spastrimet dhe kësaj here nuk bëhen dot as pleniumet por bëhen në mesnatë me të njëjtën stil ku i vetmi ndryshim është se në atë kohë të arrestuarve u vendosnin një thes në kokë ndërsa baskëpunëtorëve të mi nuk u ka vendosur njeri thes në krye por kanë kontrolluar në kundështim me të gjitha ligjet.”/tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme