Sali Berisha intervistë për dorëheqjen e kryesocialistit Nano (20 Janar 1999)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj dorëheqjes së Nanos. Për Berishën pavarësisht nga vendimi i fundit i kreut socialist dhe fryma e saponisur e dialogut me të majtet, kërkesa për zgjedhje të parakohëshme nuk do të ndryshojë dhe do të përbëjë një etapë të rëndësishme në zgjidhjen e krizës.
Përsa i përket takimit me Majkon ai tha se fryma e tij duhet të përcillet edhe në hapësirat e tjera shqiptare jashtë kufijve.
“Pata përshtypjen se të njëjtat shkaqe njëlloj sikundër kur z.Nano dha dorëheqjen nga Qeveria. Kur ai dha dorëheqjen nga Qeveria shpall si faktor kryesor dhe përcaktues mungesën e solidaritetit të gjitha segmenteve të Partisë Socialiste dhe të koalicionit qeveritar ndaj tij. Kurse tani me atë pjesë që dëgjova une kapa përsëri mungesën e solidaritetit të forumeve të Partisë Socialiste ndaj kryetarit. Po të kemi parasysh se këto parti bazohen shumë në solidaritetin, dhe zgjedhjet me duartrokitje, aklamacione dhe jo me votë të fshehtë, unë mendoj se ajo është një diçka e kushtëzuar e detyruar kur nuk ka më duartrokitje dhe solidaritet ndaj teje nuk të mbetet rrugë tjetër veçse të largohesh sepse praktikisht këto janë parti që bazohen në solidaritet. Ajo çka mund të them për pjesën tjetër që dëgjova se përpjekjet e mia nga sipër dështuan dhe tani do të shoh përpjekje nga poshtë, ajo më rikujton mua teorinë e Mao Ce Dunit që bombardojnë shtabet por jam kundër këtyre dhe nuk më interesojnë.”- u shpreh ai./tvklan.al