Sali Berisha intervistë për takimin me Majkon (22 Dhjetor 1998)


Sali Berisha intervistë për takimin me Majkon (22 Dhjetor 1998)

15:15 22/12/1998

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha intervistë për takimin me kryeministrin Pandeli Majko. Berisha shprehet se në takim u ra dakort për plotësimin e kërkesave të studentëve grevistë dhe ai gjithashtu e konsideroi si shumë të rëndësishëm këtë takim edhe për klimën politike në vend.

Nëse ngjarjet e 14 Shtatorit nuk do të kishin ndodhur, ndoshta do të kishte patur një takim edhe me Fatos Nanon njësoj si me Pandeli Majkon. Por implikimi i qeverisë Nano në vrasjen e Azem Hajdarit nuk e bëri të mundur takimin. Unë mendoj së takimet janë të rëndësishme dhe vlerësoj që në takimin me Majkon u ra dakort që të trajtohen kërkesat e studentëve grevistë.”– tha ai./tvklan.al






Të ngjashme