Sali Berisha konferencë për shtypin në lidhje me mitingun e tij në Vlorë (13 Maj 2000)
Partia Demokratike nuk mund të pranojë kushtin e vënë nga Policia për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në drejtim të Vlorës ku do të zhvillohet mitingu i nesërm i demokratëve. Kryetari Berisha tha se janë vënë postblloqe në të gjitha hyrjet e Vlorës ndaj nëse pengohemi do të shkojmë atje si nga deti ashtu dhe nga ajri.
“ Si mund të ndalosh ti lëvizjen pse unë shkoj në Vlorë? Atëherë në mënyrë që une duhet të konsideroj që të shkoj me anije që njerzit të lëvizin lirisht në Mifol. Sepse po u bllokua Mifoli ky është një akt i turpshëm. Unë njoftoj që të gjithë të ngulemi në Mifol dhe të shohim fytyrën policeske të këtij shteti. Nuk them të mos kontrollojnë. Të kontrollojnë pasaportat, për armë, patentat por jo të ndalosh njeriun pasi ti godet lëvizjen e lirë. Godet liritë fondamentale të njeriut. Paniku i ka verbuar këta por demokratët nuk ikin. Nesër dotë bllokohet Ura e Mifolit dhe do të lejohet vetëm Sali Berisha të kalojë. E kuptoni ju që mund të jenë 20 dasma dhe krushqit nuk mund të shkojnë ti marrin ata ose duhet të marrin leje speciale për të marrë nuset e tyre. Kjo është qesharake dhe nuk bëhet as në gjendje të jashtëzakonshme. Ideja se mitingjet realizohen me demokratë apo socialistë është qesharake. Kjo është diçka e turpshme.”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame