Sali Berisha konferencë rreth vizitës në SHBA – (25 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, dha sot përshtypjet e tij për udhëtimin në SHBA. Berisha e cilësoi atë si udhëtimin më të bukur në jetën e tij.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Unë qëndrova disa ditë në udhëtimin tim më të bukur, jashtë shtetit. Siç iu kam njoftuar, unë shkova në SHBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të SHBA Xhorxh W Bush, si dhe për të takuar miq të mi, personalitete të SHBA, si dhe drejtues dhe anëtar të ligës qytetare shqiptaro-amerikane dhe bashkëkombësit e mi. Unë isha i pranishëm në transferimin më solemn, më dinjitoz të pushtetit, në festën më të madhe dhe më të bukur që kisha parë ndonjëherë”.
Një mik i Shqipërisë doli nga Shtëpia e Bardhë dhe një tjetër hyri në të, komentoi më tej Berisha, duke shtuar se republikanët e kanë siguruar se do të ndihmojnë Partinë Demokratike Shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego