Sali Berisha konferencë shtypi (22 tetor 1998)
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka fajësuar socialistët për vrasjen e sindikalistit Astrit Balluku. Sipas tij ai është vrarë nga bandat terroriste të partisë në pushtet si hakmarrje ndaj sindikatave sepse parashikonin të përshkallëzonin protestat e tyre deri në greva urie. Ai u siguroi sindikatave të tjera mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike në përballje me qeverinë vrasëse. Lideri i demokratëve kërkoi dënimin autorëve. Ai gjithashtu hodhi një sërë akuzash ndaj Fatmir Musakun, president të sindikatave të pavarura , duke e cilësuar si personin më të afërt të Fatos Nanos.
Pamje Partia Demokratike, Sali Berisha./tvklan.al