Sali Berisha konferencë shtypi për 6 ish funksionarët demokratë (08 Shtator 1998)
Kryetari Partisë Demokratike Sali Berisha flet në konferencë shtypi. Sipas Berishës 6 ish funksionarët demokratë të arrestuar nuk e duan faljen që ka propozuar kryeministri Fatos Nano. Kryeministri Nano ka supozuar një falje për ish funksionarët në mënyrë që të çlirohen nga Prokuroria. Për Sali Berishën ky nuk ështe një hap për zbutjen e tensioneve politike por kjo është vetëm një lëvizje që Nano të “lajë” veten nga akuzat për dhunë politike ndaj Opozitës.
Pamje Partia Demokratike kryetari Sali Berisha, Vili Minarolli, Fatos Beja, Azem Hajdari, konferencë shtypi, lirimi i Kreshnik Lushaj./tvklan.al
Gazetar : Endri Xhafo