Sali Berisha konferencë shtypi për ikjen e diplomatëve (15 Gusht 1998)


Sali Berisha konferencë shtypi për ikjen e diplomatëve (15 Gusht 1998)

09:01 15/08/1998

Pas Amerikanëve do të largohen dhe diplomatët të tjerë, këtë e parashikoi sot Kreu i Opozitës Sali Berisha. Ai shprehu keqardhjen për reduktimin e personelit të Ambasadës Amerikane në Tiranë. ‘Ogur të zi’ e quajti Berisha këtë reduktim.

Sipas Berishës në rast se shteti Shqiptar nuk merr masa urgjente dhe
diplomatët të ambasadëve të tjera do të largohen shumë shpejt dhe atëherë lamtumirë Shqipëri. Në një rast të tillë do të ngelemi vetëm dhe Shqipëria do të ngelet një ishull i izuluar terrorizmi ,tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se vendi rrezikon me shumë izolimin ekonomik. Partia dhe Aleatët e saj e konsiderojnë të papërgjegjshme qeverinë shqiptare që sipas tyre është e vetmja përgjegjshme për gjendjen aktuale./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme