Sali Berisha: KQZ po dhunon ligjin në favor të socialistëve (22 Maj 2001)


Sali Berisha: KQZ po dhunon ligjin në favor të socialistëve (22 Maj 2001)

11:31 22/05/2001

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Ger Arens me të cilin ka biseduar rreth problemeve parazgjedhore. Pas takimit, Berisha tha:

“Jemi shumë të kënaqur me angazhimin shumë serioz dhe me vendosjen në Hotel Tirana të misionit të ODHIR e siguruam për një bashkëpunim të plotë sikundër theksuam se KQZ po dhunon ligjin në favor të socialistëve lidhur me kryetarët. Të rënë në vetmi të thellë, socialistët urdhëruan komisiomin të dhunojnë ligjin sepse përndryshe nuk votohen as nga ish aleatët e tyre, lërë pastaj nga opozita. Së dyti, një problem madhor serioz është problemi i listave.”

Ndërsa Arens ka deklaruar vetëm se konkludimet e të gjitha takimeve do të jepen pas mbledhjes së miqve që do të mbahet të enjten, ndërsa Berisha ka marrë përsipër të flasë për të.

“Zoti Arens i mori të gjitha shënim dhe më siguroi që bashkë me ekspertët do të shohë shumë seriozisht për zbatimin korrekt të ligjit dhe të kodit zgjedhor si një kusht i rëndësishëm për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm se është thellësisht i shqetësuar në mënyrë që çdo shqiptar të votojë dhe kërkoi një sëri faktesh dhe shpjegimesh të cilat iu dhanë dhe do t’i jepen në vazhdim përfaqësuesve të ODHIR-it.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme