Sali Berisha mbështet Projekt Kushtetutën (06 Gusht 1998)


Sali Berisha mbështet Projekt Kushtetutën (06 Gusht 1998)

12:20 06/08/1998

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e mbështet projekt Kushtetutën. Demokratet janë mbledhur me aleatët e tyre për të diskutuar Kushtetutën dhe vërejtjet që ata kanë do t’i bëjnë të ditur në tryezën e partive politike. Sali Berisha shpreson në një kompromis të mundshëm. Grupi i punës që po studion projekt Kushtetutën në PD përbëhet nga Sali Berisha, Genc Pollo, Ridvan Bode, ish kryetari i Gjykatës së Tiranës Qazim Gjonaj si dhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Rustem Gjata.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha : “Ne jemi të vendosur t’u bëjmë thirrje shqiptarëve të votojnë për projekt Kushtetutën. Ne kemi opsionet tona, në rast se ekziston vullneti për kompromis dhe konsensus, ne jemi të gatshëm të firmosim projektin në tryezë. Ne nuk pengojmë qeverinë të ndjekë procedurat që ajo do, por në rast se projekti firmoset në tryezën e partive dhe nuk ndryshon deri në referendum, ne jemi të gatshëm t’u bëjmë thirrje shqiptarëve të votojnë për projektin. Ne dëshirojmë një projekt Kushtetute e cila të mos konsiderohet e qeverisë, sepse do ketë jetën më të gjatë se një qeveri dhe Opozitë. Të jetë e të gjitha forcave politike.”/tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme