Sali Berisha në Durrës: Kandidati Miri Hoti, spiun i kolegëve të tij (12 Shtator 2000


Sali Berisha në Durrës: Kandidati Miri Hoti, spiun i kolegëve të tij (12 Shtator 2000

16:04 12/09/2000

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar sot publikisht, dorëheqjen e kandidatit socialist për Bashkinë Durrës, mjekut Miri Hoti. Ai e ka akuzuar atë se ka spiunuar shokët e tij dhe kështu duhet të shlyejë gabimet me punë vullnetare.

“Miri Hoti ka bërë gabime në jetën e tij sepse ai vërtetë ka mjekuar, por ka qenë denoncues i tmerrshëm i kolegëve të tij. Të dalë në pension dhe t’u kërkojë të falur qytetarëve dhe të punojë vullnetarisht.”

“Unë nuk kam punuar asnjë ditë as në Komitetin Qendror dhe as pranë Byrosë Politike.” Kështu u është përgjigjur akuzave të doktorit, Miri Hoti. Se kush ka spiunuar tha ai, dëshmitarë janë kolegët tanë mjekë.

“Nuk më bën shumë përshtypje sepse ardhja në qytetin e Durrësit ai do të thoshte diçka kundër kandidatit të Partisë Socialiste si kundërshtar politik, por lidhur me këto probleme, unë nuk kam punuar ndonjëherë në sferat e larta të udhëheqjes së partisë së punës, nuk i kam shërbyer ndonjëher byrosë politike dhe atp dokumente që pretendon për problemin e spiunazhit, ato dokumente janë. Unë kam konkurruar dy her për deputet dhe nuk më është gjetur një gjë e tillë. Më mirë se kushdo këtë problem e kanë parë ata që kanë zhvilluar gjyqet dhe shokët e mi të punës. Tani për tani, unë nuk kam natyrën e Saliut që t’i diskriminoj ata, por dhe mund t’i them se cilët janë spiunët që kanë qenë në gjirin e ekipit të mjekësisë.”/tvklan.al






Të ngjashme